Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër, pasi mbante armë zjarri në një ambient që kishte në përdorim.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që ai kishte në përdorim, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit A. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Gjirokastër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sopoti”.

Mbante armë zjarri, në ambientin që kishte në përdorim, vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit automatik.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se një shtetas mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Sopoti”, si rezultat i të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., 25 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Top Channel