Mungesa e furnizimit me dru zjarri për banorët e Maliqit ka shkaktuar reagimin e kryetarëve të fshatrave të kësaj bashkie si dhe banorëve të cilët kanë protestuar duke kërkuar zgjidhje të problemit.

Sipas tyre vetëm 10% e banorëve të kësaj bashkie kanë siguruar drutë për ngrohje dhe ato me një çmim që shkon deri në 75 mijë lek metri sterë.

Sipas tyre në disa fshatra ka gjendje stok të druve por ata nuk mund t’i marrin për shkak të masave që janë marrë për frenimin e prerjes së paligjshme të pyjeve

Kryetari i Bashkisë Maliq Gëzim Topçiu e pranon situatën e krijuar dhe thotë se vjen për shkak të mungesës së një plani nga ministria e linjës ndërsa zgjidhja emergjente mbeten bashkitë fqinjë që kanë rezerva drusore

Vetëm bashkia e Maliqit ka nevojë për 100 mijë metër sterë dru zjarri ndërkohë që bashkia siguron vetëm 25 mijë metër sterë nga pyjet në pronësi të saj.

Top Channel