Fati i keq i të resë! Motori shkëputet nga “Ford-i” dhe godet “Audi-n”, plagoset rëndë shoferja në Fushë-Milot

05/10/2022 22:17

Një aksident me pasojë një të plagosur rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Fushë-Milot.

Sipas të dhënave paraprake, një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Nga përplasja e fortë, nga “Ford-i” është shkëputur motori dhe shasia, të cilat kanë goditur më pas një mjet tip “Audi”.

Për pasojë është plagosur drejtuesja e “Audi-t”. Shtetësja me iniciale K.D. është dërguar me urgjencë drejt Traumës, për shkak të plagëve të rënda në trup.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:20, në Fushë Milot, shtetasi H.T., 39 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij tip “Ford” me të cilin po lëvizte, duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip” Ford” janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip “Audi” që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D., e cila ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel