“Atyre që dalin në rrugë dhe kërkojnë rritje pagash ju them se…”, Rama reagon për protestën e pedagogëve

05/10/2022 11:48

Nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, ku u prezantua skema Kombëtare për të ardhmen e prodhimit vendas, kreu i qeverisë Edi Rama komentoi edhe protestën e pedagogëve.

Atyre që dalin në rrugë dhe kërkojnë rritje pagash ju them se nuk jeni mësues. As mësues gjimnazi as 9 vjecareje, nuk jeni as mjek as infermierë, as punonjës policie as ushtarak, as nëpunës civilë. Të gjithë këta marrrin një pagë fikse. Ndërkohë pedagogët janë në një hapsirë të ndërmjetme, mes mbështetjes shtetërore dhe horizontit ku mjaft të duash dhe ia bën vetes rrogën edhe 5 fish me fondet e tjera, që janë fondet e financimit, europiane dhe fondet e universiteteve të tjera private, dhe ketu futemi te pagat e deklaruara pjesërisht.

Ne do bëjmë një rritje pagash, prej 7% por ama do i njohim universitetit të drejtën e një tavani për të rritur më tej pagat e pedagogëve sipas vendimarrjes së vet. S’mund të ketë për botën akademike një pagë opshe, të gjithë njësoj nuk janë të gjithë njësoj. Ata të tjerët po, universiteti jo, është autonom jeton dhe punon në një hapsirë të ndërmjetme mes shtetit si mbështetës dhe tregut si ofertues.

Të vazhdojmë të thellojmë paktin për universitetin ku institucionet qendrore apo institucione të tjera jo vetëm ministritë, t’I drejtohen universitetit për marrje mendje, nuk kanë pse të shkojnë në treg,ku sidoqoftë edhe aty pedagogët janë prap, po s’po i llogaris konsulencat se ato janë punë private.

Ju vetëqeveriseni, tani të jesh një komunitet të vetëqëverisesh e të thuash se unë autonominë e dua për të mos dhënë asnjë llogari askujt, ama të gjitha të tjera I dua nga ty o shtet, o qeveri, kjo s’bën asnjë sens. Dhe për më tepër është absurde të kërkohen sot qiqrra në hell në raport me kohën që jetojmë. Ndërkohë që shërbimi që japim nuk e kemi kudo aq të mirë, se pot a kishim aq të mirë nuk do kishim universitete në territor që kanë gjithmonë e më pak studentë.” u shpreh Rama.

Top Channel