Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në Unazën e Korçës.

Një mjet tip “Benz”  ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë. I plagosuri po transportohet drejt spitalit.

Nuk dihet ende identiteti i tyre dhe gjendja e të plagosurit.

Korçë/Informacione paraprake

Rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, në unazën e qytetit të Korçës, ka ndodhur një aksident rrugor ku automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi R. R., 19 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin A. Z., rreth 65 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Gjithashtu rreth orës 10:40, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasi E. V., 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga. Aktualisht ky shtetas ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidenteve.

Top Channel