Tre persona kanë mbetur të plagosur, pas një aksidenti të rëndë në aksin rrugor Burrel-Rrëshen, përkatësisht në vendin e quajtur Pujke.

Një makinë tip “Pasat” është përplasur me pjesën e prapme të trajlerit, për pasojë janë lënduar drejtuesi automjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në makinë.

Fillimisht të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Burrelit ku u është dhënë ndihma e parë dhe më pas janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel