Foto ilustruese

Tre persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për kryerjen e veprave të ndryshme penale në Fier.

Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burg.

Mbi të arrestuarin me iniciale D. K., banues në Fier, ishte dënuar për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

49-vjeçari në datën 30.12.2020 ka mbajtur për 30 minuta në banesën e tij një të mitur (12 vjeç), pasi ky i fundit kishte qëlluar me send të fortë në drejtim të banesës autorit.

Policia arrestoi edhe një 55-vjeçar me iniciale A. S., banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

39-vjeçari me iniciale F. B., banues në Patos, është arrestuar, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Procedimi penal në gjendje të lirë nisi për 33-vjeçaren me iniciale E. Ç., banuese në Kuman të Roskovecit, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin A. Dh.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA