“Gurët bien në rrugë dhe asfalti shembet”, banorët e Bukmirës protestojnë para bashkisë Mirditë për aksin e rrezikshëm

29/09/2022 11:05

Banorët e njësisë administrative Bukmirë janë mbledhur sot para bashkisë Mirditë për të protestuar për aksin rrugor Bukmirë-Rrëshen pas dëmtimeve të shumta që ky aks rrugor ka pësuar gjate kohëve të fundit, sidomos kur ka reshje të dendura shiu.

Banorët presin një përgjigje nga bashkia dhe firma kontraktuese për mirëmbajtjen e kësaj rruge, pasi sipas banorëve kjo situatë është e rrezikshme si shkak i rënies së gurëve apo shembja e asfaltit. Një situatë të tillë ata e përjetuan vetëm dy ditë më parë pas reshjeve të shiut në qarkun e Lezhës.

Top Channel