Gjashtëmbëdhjetë gropa gjigante janë hapur në një rajon turk brenda disa muajsh pasi thatësira shkaktoi shembje të gurit gëlqeror.
Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë vrimat e mëdha në një fushë në Luginën e Konyas, të cilat u formuan në nëntë muajt e parë të këtij viti.
Sipas ekspertëve, krateret më së shpeshti ndodhin në ‘terren karstik’ ku shkëmbi nën sipërfaqen e tokës tretet natyrshëm nga ujërat nëntokësorë që qarkullojnë nëpër të.
Eksperti Fetullah Arık nga Universiteti Teknik i Konias (KTÜN), ka thënë se tani ka më shumë se 2600 gropa në Rrafshin e Konyas.
Numri i gropave po rritet çdo ditë në rrethet Cihanbeyli, Yunak, Kulu, Sarayönü dhe Kadınhanı, sipas tij.
Këto janë ekzaminuar nga ekspertë të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe KTÜN.
Sipas studimeve, gropat tani po formohen në zonat bujqësore, zonat e banuara dhe zonat ku është investuar në energji.
Top Channel