Dhunonte prej kohësh gruan, vajza konsumonte mbidozë ilaçesh si pasojë e dhunës psikologjike! Arrestohet 42-vjeçari në Dibër

29/09/2022 14:11
Foto ilustruese

Një 42-vjeçar është arrestuar në Dibër për dhunë në familje.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale H.R. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortesh së tij në periudha të ndryshme kohore.

I dyshuari ka dhunuar psikologjikisht dhe vajzën e tij të mitur, e cila si pasojë ka konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.

Top Channel