Aksident i rëndë në Roskovec, autobusi përplaset me motomjetin humb jetën drejtuesi 80-vjeçar (Pamjet)

29/09/2022 11:01

Një aksident me pasojë  vdekjen e një të moshuari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Roskovec të Fierit.

Autobusi i linjës Roskovec-Vlosh me drejtues 56-vjeçarin I.M.,  është përplasur me një motomjet me drejtues 80-vjeçarin I.C., ku si pasojë ka mbetur i vdekur ky i fundit.

Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij dhe si ndodhi aksidenti.

Autobusi ka qenë me pasagjerë, të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar.

Ndërkohë shoferi i autobusit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale.

Si pasojë e përplasjes është bllokuar qarkullimi i automjeteve në këtë aks ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet.

Viktima është shoqëruar për në morgun e spitalit të Fierit pasi ka mbetur i vdekur në vend ndërsa po bëhet edhe heqja e motorrit dhe largimi i autobusit për të liruar trafikun e shkaktuar nga aksidenti.

Top Channel