Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Roskovec të Fierit.
Autobusi i linjës Roskovec-Vlosh me drejtues 56-vjeçarin I.M., është përplasur me një motomjet me drejtues 80-vjeçarin I.C., ku si pasojë ka mbetur i vdekur ky i fundit.
Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij dhe si ndodhi aksidenti.
Autobusi ka qenë me pasagjerë, të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar.
Ndërkohë shoferi i autobusit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale.
Si pasojë e përplasjes është bllokuar qarkullimi i automjeteve në këtë aks ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet.
Viktima është shoqëruar për në morgun e spitalit të Fierit pasi ka mbetur i vdekur në vend ndërsa po bëhet edhe heqja e motorrit dhe largimi i autobusit për të liruar trafikun e shkaktuar nga aksidenti.
Top Channel