Shkodra është ndër qytetet më problematike për sa i përket rendit publik. Në ndryshim nga qytete si Vlora, Elbasani, Tirana në Shkodër përplasjet mes bandave apo hakmarrja bëhet hapur në mes të ditës e në mes të qytetit.

Por, policia dhe prokuroria janë të pafuqishme për ti vënë një emër këtyre krimeve e për të arrestuar autorët.

Krimi më i fundit në këtë qark ndodhi mbrëmjen e së martës. 44-vjeçari Pjetër Kola u qëllua për vdekje në fshatin Qafe Çele nga Maltin Gjini. Autori u identifikua nga vëllai i viktimës por policia nuk mundi dot të vendosë në pranga.

Në arrati është edhe vrasësi i 19-vjeçarit Erjon Xhenje 9 ditë më parë në lagjen Kiras në Shkodër. Bajram Çekorja që dyshohet se fshihet pas këtij krimi dhe një tentative vrasje të ndodhur pak jave më parë nuk është vënë në prangat e policisë.

Liria e 24-vjeçarit Bajram Çekorja është alarm për institucionet në Shkodër pasi nuk përjashtohet mundësia e hakmarrjes së tij ndaj vrasësit të babait Ismet Çekorja më 2 shtator ne lagjen Kiras pranë banesës së tij.

Por nëse dy vrasjet e fundit në Shkodër kanë emra ekzekutorësh të cilët janë në liri për 4 vrasjet e tjera të ndodhura në këtë qytet hetimet janë në vend numëro.

Më 15 qershor të këtij viti u ekzekutua me breshëri Brenda lokalit në fshatin Stom Golem Lulash Qepuri. Ngjarja ndodhi në sy të djalit të 76-vjeçarit por policia nuk mundi dot të arrestojë apo identifikojë të maskuarin që kreu krimin.

Në lagjen partizani në Shkodër mëngjesin e 3 qershorit teksa ishte duke pirë kafe u ekzekutua Naim Bajri. Disa minuta më vonë një makinë u gjet e djegur në lagjen e Kirasit që dyshohet se i përkiste autorëve. Megjithëse në qytet gjithkush i di konfliktet e fisit Bajri, prokuroria dhe Policia këtë ngjarje e kanë pa autor.

Mëngjesin e 12 prillit një lokal në lagjen “Rus”, u ekzekutua Nazmi Bandulla. Autorët që lëviznin me një makinë Benz u zhdukën pa gjurmë. Megjithëse kjo nuk ishte hera e parë qe 44 vjeçarit i bëhej atentat hetuesit nuk janë shprehur se kush e donte të vdekur atë.

E vetmja vrasje e zbardhur nga policia dhe prokuroria e Shkodrës është ajo e Prek Tonajt ndodhur pasditen e  13 shkurtit.

47-vjeçari ndodhej i ulur në një lokal në fshatin Grudë e Re të Shkodrës kur u ekzekutua nga 30-vjeçari Eduart Kësolla për gjakmarrje.

Krimi është rrënjosur në këtë qytet duke ndryshuar edhe tipoligjitë të lagjeve si Kiras e Dobraç.

Dikur të njohura si lagje ku zhvillohej zooteknika apo përpunimi I drithit sot njihet si zona ku kryen atentate mafioze apo autoret e krimeve djegin mjetet e përdorura në ngjarje

 

Top Channel