Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet pas disa muajsh arrati 38-vjeçari nga Tirana

28/09/2022 15:13
Foto ilustruese

Një 38-vjeçar është arrestuar, pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm, pas më shumë se tre muajsh arrati.

Autori me iniciale A. K. banues në Tiranë,  dyshohet se më 19.06.2022, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin.

Ai ka vazhduar të lëvizë me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA kundrejt fitimit.

Në operacionin policor të koduar “Road Guard 27”, u bë e mundur ndalimi i 38-vjeçarit nga Komisariatin e Policisë Nr. 2 i Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel