Neymar pranë historisë, dy gola larg legjendës Pele

28/09/2022 13:14

Brazili nuk bën hapa fals edhe në takimet miqësore.

Pesë herë kampionët e Botës regjistruan ndeshjen e 15 radhazi pa humbje, nga korriku i vitit 2021, duke bërë hapa të sigurt drejt “Katar2022”, e gjithashtu duke dërguar sinjale të forta për kundërshtarët.

Në “Parc des Princes” të besuarit e Tite-s triumfuan 5-1 përballë Tunizisë, me një dygolësh të Raphinha-s, ndërsa rrjetën e gjeti edhe Neymar Jr., Richarlison dhe Pedro.

Super Sport shkruan se sulmuesi i PSG realizoi në minutën e 29-të nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa ishte një gol i rëndësishëm për të në aspektin personal.

30-vjeçari me golin e shënuar ndaj Tunizisë shkon në koutën e 75 golave ne ndeshjen numër 121 dhe qëndron në vendin e dytë në listën e golashënuasve me vetëm dy rrjeta më pak se legjenda Pele.

Neymar, pavarësisht “etjes” dhe dëshirës për ta barazuar apo dhe për të vendosur një rekord të ri, nuk u shfaq aspak individualist, për më tepër ndihmoi skuadrën në disa raste, ndërsa tani, në Katar, dëshira e Neymar për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit, mund të jetë një bonus më shumë për pesë herë kampionët e botës, të cilët kërkojnë “yllin” e gjashtë.

Top Channel