“Kosova zemra e Shqipërisë”, promovohet libri i Jusuf Buxhovit

28/09/2022 19:46

Vepra voluminoze “Kosova” me tetë vëllime e autorit Jusuf Buxhovi është promovuar sot në Muzeun Historik Kombëtar në kuadër të Ditëve Europianë të Trashëgimisë.

Ky libër ka shkaktuar debate dhe trazi ndër historianët e Serbisë por edhe të Kosovës. Ai insiston se Kosova ka qenë qendër shpirtërore dhe kulturore e Shqipërisë për mijë vjeçare me radhë dhe se pretendimet e Serbisë që thonë se Kosova ishte zemra e mbretërisë së tyre mesjetare janë vetëm ‘mite’.

Sipas autorit të gjitha ngjarjet e mëdha që kanë ndodhur në mbretërinë dardane janë projektet të cila I vendosn shqiptarët në zemër të qytetërimit evropian.

Ardian Muho foli mbi rëndësinë e kësaj vepre duke e krahasuar Jusuf Buxhovin me Pashko Vason.

Rëndësia e kësaj vepre vjen si një histori alternative nga një individ që përpiqet të sjellë një histori mijëra vjecare por që në thelb përbën një histori të përbashkët të shqiptarëve.

Kjo është një qasje e re e një historie alternative në të cilen dhe institucionet duhet të gjejnë një bashkëpunim më të mirë apo njerëz që të marrin përsipër shkrimin e një historie më të madhe.

Top Channel