Kosova, e dyta në grup! Fitore spektakolare ndaj Qipros, 5-1

28/09/2022 15:15

Ndryshe nga Kombëtarja shqiptare, Kosova e mbyll me një fitore spektakolare fushatën e saj në Nations League.

Në Fadil Vokrri të Prishtinës, Dardanët shkatërruan Qipron me rezultatin e thellë 5-1 duke blinduar vendin e dytë me 9 pikë duke siguruar në të njëjtën kohë edhe qëndrimin në Ligën C.

skuadra e drejtuar nga Alain Giresse e nisi festivalin e golave që në minutën e 22 të sfidës duke marrë avantazhin 1-0 me anë të Muslijës, ndërsa në çastet e fundit të pjesës së parë, Rudhani dyfishoi shifrat duke e çuar rezultatin e ndeshjes në 2-0

Edhe pas pushimit të ndeshjes, Kosova vijoi dominojë skuadrën kundërshtare në lojë dhe vetëm 1 minutë pas startit të pjesës së dytë Dardanët shënuan edhe golin e tretë  me Rashicën. Orteku kosovar nuk kishte ndërmend të ndalej, pasi 6 minuta më vonë, në të 52, Vedat Muriqi shkroi emrin  e tij në tabelën e golashënuesve teksa i çoi shifrat në 4-0.

Sulmuesi i Mallorcës shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 84 duke plotësuar dygolëshin personal, gol që erdhi pas atij të Roberges për Qipron që për një moment vetëm sa shkurtoi diferencën e golave në 4-1.

 

 

 

 

Top Channel