Adrion Pajaziti i Fulham zgjedh kombëtaren shqiptare, betohet tek Veliaj

28/09/2022 17:43

Adrion Pajaziti i Fulham U-21 ka zgjedhur që të luajë me kombëtaren shqiptare duke zgjedhur që të përfaqësojë ngjyrat kuqezi.

Ai ka bërë betimin para kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Në një postim në rrjete sociale, kryebashkaku Veliaj uron që Pajaziti të jetë sinonim i punës  dhe shembull për të rinjtë që duan të bëhen futbollistë të shkëlqyer.

“Me lojtarin fantastik të Fulhamit, talentin Adrion Pajaziti! Uroj që, tashmë, edhe si shtetas shqiptar , të jesh ngaherë sinonim i punës dhe shembull për të rinjtë që duan të bëhen futbollistë të shkëlqyer”, shkruan Veliaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Top Channel