Khloe Kardashian në një romancë me Michele Morrone? Shihen krah njëri-tjetrin në Javën e Modës në Milano (Fotot)

26/09/2022 15:40

Fansat e Khloe Kardashian po komentojnë afrimitetin që vunë re mes saj dhe aktorit Michele Morrone në Javën e Modës në Milano këtë fundjavë.

38-vjeçarja u fotografua teksa qëndronte shumë afër me aktorin italian.

Khloe shkëlqente me veshjet qe kishte zgjedhur, me streçe dhe golf të zi, kombinuar me gurë që xixëllonin në rrugët e Milanos.

Ylli i filmit “365 Ditë”, mbante veshur një këmishë mëndafshi në nuancë bakri me pantallona të zeza, ndërsa binte në sy varësja e florinjtë me kryq.

Në imazh, ylli i 365 Days, Michele shihet i veshur me një këmishë mëndafshi me nuancë bakri, të cilën e veshi të hapur në jakë dhe një palë pantallona të zeza PVC teksa i afrohej Khloe.

Khloe ishte e pranishme në shfaqjen e Dolce & Gabbana, por më vonë, shkruan DailyMail, dyshja u panë duke biseduar dhe pranë njëri-tjetrit teksa po shijonin festën në qytetin italian.

 

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA