Dita e tretë e TIFF/ Prezantohen filmat që marrin pjesë në edicionin e 20-të të festivalit

26/09/2022 15:27

Tirana International Film Festival, në ditën e tij të tretë, ka një program të mbushur me filma, duke nisur prej orës 10:00 të mëngjesit deri në 21:00. 

Filmat do të shfaqen në Kinema Millenium, në Liceun Artistik dhe në Open Air Cinema Millenium.

Filmat do të jenë nga kategori si, Feature, PerspecTIFF, StudenTiff , Animation, Parade, Made in Albanian, ku pikërisht në këtë kategori do të shfaqet filmi “Winter Fireflies” me regji të Artur Gorishtit.

Në këtë edicion të 20-të, TIFF i ka kushtuar një vëmendje të veçantë programit tradictional Kids, për fëmijë të ndarë për moshat 5-10 vjeç dhe  11-15 vjeç. Çdo ditë do të ketë tre programe një orëshe nga kjo kategori, prej orës 10:00-13:00, që do të shfaqen te Liceu Artistik. Vetëm për ditën e sotme u shfaqën 13 filma nga kjo kategori.

Ky program do të vlerësohet me çmim special nga juria profesionale e kategorisë PANORAMA. Gjithashtu edhe fëmijët do të votojnë për filmin më të bukur sipas tyre.

Këtë vit kanë aplikuar 2918 filma  për të qenë pjesë e TIFF, por prej tyre u përzgjodhën 243. TIFF, që është dhe Oscar and Europian Film Award qualifying, do të përmbyllet më datë 30 shtator.

Top Channel