Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit, telefoni celular është i ndaluar për nxënës e mësues në mjediset arsimore parauniversitare.

Por duket se pas 4 vitesh urdhri ka filluar të harrohet. Me kamerën tonë kemi vëzhguar nxënësit në pushim të gjatë, por sa ndikon një ‘smartphone’ në xhepin e nxënësit gjatë orës së mësimit.

Varësia nga smartfon-ët po bëhet gjithnjë e më shumë problem serioz me pasoja afatgjata sidomos tek të vegjlit.

Që një nismë të funksionojë në çdo rast duhet bashkëpunimi i të gjitha palëve, ç’ka do të thotë se në këtë rast nevojitet edhe bashkëpunimi i prindërve. Pavarësisht se prindërit po pajisin fëmijët e tyre me celular në shkollë për çështje sigurie dhe kontrolli, kjo po kthehet në ‘boomerang’.

Top Channel