Ajo që ndodh në politikën italiane, nuk qëndron zakonisht në Itali, kështu e nis analizën Bloomberg për zgjedhjet që po mbahen këtë të diel atje, dhe që siç të gjitha shenjat tregojnë fitues do të jetë një koalicion i ekstremit të djathtë më ne krye Giorga Meloni me partinë e saj Fratelli d’Italia.
Nga fashizmi në nazizëm; nga Berlusconi te Trump; Nga Lëvizja Pesë Yjet që zgjoi trazira deri te përçarja e shkaktuar nga mediat sociale, Italia shpesh ka shërbyer si një laborator politik për demokracitë liberale.
Në dekadën e kaluar, politikanët e ekstremit të djathtë kanë dalë nga hijet në Evropë, ku ata kishin rënë që nga Lufta e Dytë Botërore. Një kordon pengues që i mbante ata jashtë pushtetit po prishet. Ngritja e partisë radikale Demokratët Suedezë, e cila doli e dyta në votimin e këtij muaji dhe është përcaktuese në formimin e qeverisë së re atje është shenja e fundit e kësaj thyerje.
Në një tubim këtë javë, Meloni, tha se shpresonte që edhe partia e krahut të djathtë të Spanjës Vox të kishte më shumë mbështetës pas suksesit të Fratelli di Italia. Në fillim të këtij muaji, partia e saj kundërshtoi një mocion të Parlamentit Evropian që deklaronte se Hungaria ishte bërë një “autokraci zgjedhore” dhe nuk mund të konsiderohej më një demokraci. Kryeministri i saj, Viktor Orban është “një zotëri që fitoi zgjedhjet disa herë sipas rregullave,” tha Meloni për radion shtetërore të Italisë.
Një fitore e Meloni do të shënonte një ndryshim të menjëhershëm për Evropën e mësuar me një Itali të udhëhequr nga koalicioni më në krye Mario Draghi, i cili siguroi qeverisje të qëndrueshme – madje edhe efektive – që nga emërimi i tij në shkurt 2021. Draghi gjithashtu nxiti politika liberale dhe marrëdhënie të ngushta me Emmanuel Macron të Francës dhe Olaf Scholz të Gjermanisë, si dhe Joe Biden.
Ndërsa Meloni ka thënë se është pro BE-së dhe NATO-s, por qasja e saj ndaj SHBA-së anon drejt së djathtës të Trump. Pastaj është edhe ekonomia. Me disbursimin e fondeve të parakohshme të BE-së pas pandemise,, ka një kufi se sa mund të përballojë një kurs përplasjeje me Evropën, Meloni.
Analistët thonë se duke marrë parasysh të gjitha këto rreziku për Evropën mund të mos jetë vetë Giorgia Meloni, por mënyra se si përhapet ndikimi i saj.
Top Channel