Benjamin Pavard i është rikthyer ditëve të parë të shpërthimit të Covid-19 dhe periudhës së izolimit total.
“Fitova gjithçka sapo mbërrita te Bayerni. Nuk mund të ëndërroja një debutim më të mirë, por më pas shpërtheu pandemia dhe kalova një periudhë tepër të vështirë.
Nuk aspektin personal nuk ishte e thjeshtë të qëndroja vetëm i izoluar në një vend që nuk është i imi. Larg familjes dhe miqve të mi, por ajo fazë më shërbeu të rritesha.
Vazhdova përpara dhe e mora veten, por të paktë janë ata që e dinë se çfarë kalova. Vetëm për shkakun pse ne sigurojmë jetën me fitimet tona, nuk do të thotë që jemi të lumtur gjithmonë.
Kritikat? Karriera fantastike nuk ekziston. Edhe ne futbollistët jemi humanë. Nuk i lexoj kritikat që marr. Për t’u përmirësuar dëgjoj njerëzit e mi dhe trajnerët, dhe jo gazetat”, thekson 26-vjeçari, i cili ka nisur sezonin e katërt në Bavari./ Super Sport
Top Channel