Mancini: E vështirë para 70 mijë tifozëve, Hungaria s’do ta ketë me ngut golin

25/09/2022 22:08

Italia po përgatitet për një ndeshje shumë të rëndësishme, atë kundër Hungarisë në Budapest, që do të përcaktojë fituesen e Grupit 3 të Ligës A në Nations League dhe rrjedhimisht kualifikimin në “Final Four”.

“U përpoqëm ta kishim me vete, por këtë mëngjes vendosëm ta dërgonim në shtëpi. Marrja e këtij rreziku nuk ia vlente. Atij i erdhi keq sa neve, do të kishte qëndruar me kënaqësi.”

Për Hungarinë e ish-shokut të skuadrës, Marco Rossi:

“Marco po bën një punë të shkëlqyer, të luash atje nuk është kurrë e lehtë. Ne kemi 50% shanse dhe ata 50%, por mund të kalojnë edhe me një barazim. Është bukur të jesh këtu për të luajtur për kualifikimin.”

Si do të ndryshojë Italia në lidhje me ndeshjen e fituar në “San Siro” kundër Anglisë?

“Ne do të ndryshojmë diçka, të shohim se si do të jenë djemtë. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion. Do të duhet të mbrohemi mirë, sepse Hungaria do të luajë në shtëpi para 70 000 shikuesve dhe nuk e kanë me ngut për të shënuar.”/ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA