Pjesa e përparme e një aeroplani mallrash përfundoi në liqen ditën e djeshme në qytetin jugor të Montpellier, kjo gjë detyroi autoritetet franceze të mbyllnin aeroportin për një periudhë të pacaktuar.
Tre ekuipazhe i shpëtuan aksidentit në orët e para të së shtunës pa lëndime, duke shpëtuar mrekullisht nga Boeing 737.
Autoritetet thanë se aeroporti do të mbyllet për aeroplanët e pasagjerëve dhe për aeroplanët e mallrave si masë sigurie, derisa një firmë e specializuar të vinte për të marrë avionin.
“Ne nuk do ta rihapim aeroportin për sa kohë që avioni është në pistë dhe hetimi nuk ka përfunduar. Pas largimit të avionit, edhe pista do të kontrollohet me kujdes”, tha një burim i aeroportit.
Njëzet e një fluturime ishin planifikuar të shtunën në këtë aeroport, i cili në pikun e sezonit sheh deri në 197,000 pasagjerë në muaj.
Top Channel