3 dhjetori 1984 është një datë e skalitur përgjithmonë në mendjen e banorëve të rajonit indian Bhopal, vendit ku ndodhi ajo që përshkruhet si katastrofa më e madhe e shkaktuar nga dora e njeriut, që shkatërroi qytetin e Indisë qendrore.

Të paktën 3,500 njerëz u vranë menjëherë kur rreth 40 ton isocianat metili rrodhën jashtë një impjanti pesticidesh në qytet, çka shkaktoi vdekjen e mijëra njerëzve të tjerë, shkruan rrjeti Environmental Health Journal.

Rrjedha tragjike e ngjarjeve nisi paraditen e 2 dhjetorit, kur operatorët vërejtën një rrjedhje të vogël gazi isocianat metili (MIC) që kishte shkaktuar rritje të presionit në depozitat mbajtëse.

Tre javë më parë ishte marrë vendimi për të fikur një thithëse të rrjedhjeve të mundshme të gazit nga sistemi i MIC – që shkaktoi dhe koston e madhe të jetëve. Kjo bëri që rreth 1 ton ujë të përziheshin me rreth 40 ton MIC.

Kështu që një zhurmë shfryrjeje nisi të shfaqej në impjant teksa valvula lejoi daljen e gazit  MIC.

Shpejt rrugët e Bhopal u kthyen në skena të një filmi apokaliptik, të mbushura me trupa të vdekurisht, së bashku me lopë, bufalo, zogj e qen të vdekur.

Spitalet u mbushën shpejt por nuk duhej çfarë e kishte shkaktuar helmimin dhe cilat ishin pasojat e tij.

Pas tragjedisë kompania përgjegjëse tentoi të largonte përgjegjësinë nga vetja, por rrjedhimisht pranoi të paguante $470 milionë dëmshpërblim.

Më pas theksi u vu në përmirësimin e sigurisë së mjedisit dhe jo në parandalimin që incidente të tilla të shkkatonin vdekje të tilla përsëri te njerëzit.

Nuk është e qartë sesa India ka mësuar nga katastrofa, por shumë banorë të Bhopal ende vuajnë nga dhimbje, kancer, lindje të dështuara, sëmundje të zemrës e mushkërive, raporton e përditshmja britanike the Guardian.

FOTO GALERI
2/4
Viktima te tragjedise

Top Channel