Ukraina dominon në OKB, tre ditë diskutime i lënë vendin shqetësimeve të tjera globale

23/09/2022 14:09

Vala e opinionit ndërkombëtar duket se po zhvendoset në mënyrë vendimtare kundër Rusisë, pasi shumë vende po i bashkohen Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj për të dënuar luftën e Moskës në Ukrainë dhe kërcënimet e saj ndaj parimeve ndërkombëtare.

Të martën, të mërkurën dhe të enjten, pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar foli kundër konfliktit në një shfaqje të rrallë uniteti në Kombet e Bashkuara .Ndryshimi i dukshëm në opinion ofron njëfarë shprese se rritja e izolimit do të shtojë presionin mbi Putinin për të negociuar një marrëveshje paqe.

Një përballje e rrallë diplomatike ndodhi të enjten midis ministrit të jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, partnerëve perëndimorë dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, pothuajse shtatë muaj që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Lavrov, i cili u përball me homologët e tij ukrainas dhe perëndimorë, përfshirë Blinken, erdhi me vonesë, duke u paraqitur vetëm për fjalimin e tij, i cili zgjati afërsisht 20 minuta dhe u largua menjëherë më pas.

Kryediplomati i Moskës mbrojti luftën e vendit të tij dhe akuzoi Kievin dhe Perëndimin për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në luftë duke i dhënë armë Ukrainës dhe duke trajnuar ushtarët e saj.Pasi Lavrov u largua nga dhoma, përfaqsuesi për Ukrainë Dmitry Kuleba, tha diplomatët rusë po ikin nga salla, ashtu si ushtarët rusë në betëjë. Ndërkohë pas këtyre tre ditëve , konflikte dhe shqetësime të tjera kanë filluar të shfaqen.

Kryeministri i Armenisë nga ana tjetër paralajmëroi se “rreziku i agresionit të ri nga Azerbajxhani mbetet shumë i lartë” pas shpërthimit më të madh të armiqësive midis dy kundërshtarëve në gati dy vjet. Udhëheqësit nga Iraku dhe Pakistani, ndërkohë, do të dalin këtë të premte në skenë . Të dy vendet janë thelbësore për rendin gjeopolitik botëror, por kanë marrë më pak vëmendje globale vitet e fundit.Mbledhja vjetore e liderëve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ofron një mundësi për çdo vend të shprehë shqetësimet e tij dhe shpresat e tij.

Top Channel