Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga drejtësia italiane, sekuestrohen pasuritë e Klejdi Abdylit në Durrës

23/09/2022 13:49

Prokuroria e Durrësit vë nën sekuestro pasuritë e Klejdi Abdylit dhe familjarëve të tij. Abdyli është arrestuar në maj 2019 si person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga drejtësia italiane.

Prokuroria e  Durrësit ka sekuestruar ditën e sotme 6 apartamente, 3 automjete, 1 garazh dhe 3 llogari bankare.

Që nga viti 2019, organi i akuzës durrsake ka nisur hetimin pasuror ndaj Abdylit dhe për nevoja të këtij hetimi penal ka kërkuar vënien në sekuestro të 6 apartamenteve dhe një garazhdi, ndërsa ka kërkuar dokumentacion ligjor, që nga origjina dhe për dy troje me sipërfaqe secili prej 300 m2 në Durrës. Pronat e vendosura nën sekuestro janë kryesisht në pronësi të Isa Abdylit.

Mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 274 të K. Pr. Penale si dhe ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, datë 20.03.2014, nr. 70/2017, datë 27.04.2017), me vendimin nr. 573, datë 18.09.2022, ka vendosur:

–    Të caktojë si masë sigurimi pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e shtetasit K.A dhe të familjarëve të tij.

Për këto arsye në mbështetje të vendimit të mësiperm si dhe të neneve 462,463 të K.Pr.Penale është urdhëruar:

  1.  Ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit penal Nr. 573, datë 18.09.2022 të Gjykatës Shkallës së Parë Durrës për pasuritë e shtetasit K.A dhe familjarëve të tij:

Pasuritë e sekuestruara:

  •  Garazhd me sipërfaqe 160.91 m2, ndodhur në  Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  •  Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  •  Apartament me sipërfaqe 58.36 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  •  Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • Apartament me sipërfaqe 59.61 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  •  Apartament me sipërfaqe 114.5 m2, ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit I.A dhe E.A;

-Apartament me sipërfaqe 69.92 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetases E.A;

  •  Automjet në pronësi të shtetasit K.A;
  •  Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;
  •  Motomjet me targa AY__, në pronësi të shtetasit K.A;
  •  Automjet në pronësi të shtetases Sh.A;
  •  Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.A;
  •  Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
  •  Llogarinë në Raiffeisen Bank, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
  1. Është ngarkuar  me ekzekutimin e ketij vendimi, Drejtoria Vendore e Agjensisë Shtetërore të Kadastrave Durrës, Drejtoria Vendore e Agjensisë Shtetërore të Kadastrave Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) dhe banka “Raiffeisen Bank”

Top Channel