Irani ngrihet në këmbë për shaminë, 36 viktima në protesta

23/09/2022 15:37

Ka shkuar në 36 numri i viktimave në protestat në iran  të nisura nnga vdekja e 22 vjecares mahsa amina,  që u arrestua nga e ashtëquajtura  policia e moralit pasi nuk e kishte vënë hixhabin e saj sic duhej  sipas tyre.

Pamjet e publikuara tregojnë protestuesit duke djegur imazhet e liderit  suprem Ali Khamenei dhe komandantit të ndjerë të Gardës Revolucionare Qassem Soleimani. Teksa edhe gratë dhe vajzat kanë djegur shamitë e tyre mbuluese  në shenjë revolte.

Si kundërpërgjigje, forcat e sigurisë kanë qëlluar pa dallim me armë,  dhe kanë përdorur gaz lotsjellës thaAmnesty International dhe grupe të tjera të të drejtave të njeriut.

Demonstruesit kanë hedhur gurë ndaj tyre, u kanë vënë zjarrin makinave të policisë dhe kanë brohoritur parulla anti-qeveritare,

Për vdekjen e Amini, ka reaguar edhe presidenti ebraim raisi , i cili tha  se përgjegjësia tani është në duart e gjyqësorit.

“Nëse vdekja e saj ishte për shkak të neglizhencës së mjekëve, patjetër do të hetohet dhe unë premtoj se do ta ndjek këtë çështje”, tha ai, por protestuesit nuk e besojnë aspak versionin e tij dhe të autoriteteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA