Teksa priste radhën për të folur në foltore, Berisha zgjodhi të ulej në një karrige nga ana e socialistëve, gjë të cilën tha se e bëri për të treguar se demokratët janë avokatët e socialistëve.
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Kuvend, i ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të shtetit, studentëve dhe biznesmenëve, që të ngrihen në greva të përgjithshme.
Berisha tha se ka ardhur koha që qeverisë ti pritet bileta për atje ku e meriton, pasi sipas tij injoranca e qeverisë ka mbërritur deri në qiell.
Berisha: Jo rastësisht prita ulur në një karrige të deputetëve socialist, për tu thënë socialistëve se avokatër të vetëm të tyre në këtë parlament janë demokratët. Do të vazhdojmë të jemi zëdhënës të qytetarëve. Se si është katandis ky parlament sot më shumë se kurrë qytetarët kanë nevojë për përfaqësim. Unë dëgjova këtu diskutime por sot ë dashur qytetarë koha është për veprime. Këta janë nga mëngjesi deri në darkë të angazhuar në dy aktivitete, në mashtrimin tuaj dhe ë vjedhjen tuaj. Por ka ardhur koha që ne kësaj qeverie ti tregojmë vendin dhe jam këtu për tu bërë thirrje të gjithë mësuesve, me guxim dhe kurajo të mbrojnë interesat e tyre. Janë të vetmit mësues në rajon që në tetë vite nuk njohin rritje e vetëm ulje të ndjeshme të rrogës. Janë njerëzit më të përçmuar në një kohë që duhet të jenë më të nderuarit për misionin fisnik. Ju vetë e konstatoni se si po rrënohet sistemi arsimor. U bëj thirrje sindikatave të organizojmë grevën e përgjithshme që është grevë në dinjitet të secilit, edhe bluzave të bardha që shohin si shqiptarët vdiqën nga pandemia më shumë se në çdo vend tjetër të Europës. Çfarë presim më? I bëj thirrje çdo biznesmeni të ulen qepenat e të bëhet grevë e përgjithshme. U bëj thirrje të gjithë studentëve, në Kosovë iu dha 100 euro studentëve, këtu vetëm përçmim. Ju bëj thirrje për grevë, jemi shumë më të fuqishëm. Mos të lemë një copë injorant tu përmendë rrogën dhe dijen, që nuk është I denjë as për mësues vizatimi, me injorancë deri në qiell. Greva e përgjithshme është rruga për ti prerë biletën aty ku e Meriton. U bëj thirrje policëve që mashtrohen nga mëngjesi në darkë e trajtohen si qenë inferior.
Top Channel