Digjet një shtëpi në Patos, rrezikohen edhe banesat afër
22/09/2022 13:01
Një shtëpi dy katëshe po diegjet në lagjen “1 Maji” në Patos.
Zjarri është duke shkrumbuar gjithë shtëpinë, ndërsa rrezikohen edhe banesa të tjera pasi janë shumë afër me njëra-tjetrën.
Deri më tani nuk raportohen të lënduar. Banesa është në pronësi të Xhemal Goxhaj i cili është larguar ditën e djeshme për në Greqi. Në shtëpi kanë qenë vetëm bashkëshortja dhe fëmijët të cilët kanë shpëtuar fatmirësisht nga zjarri që ka rënë menjëherë.
Top Channel