Së fundmi, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ka folur për herë të parë për martesën e saj me regjisorin Taiki Waititi pasi u martua në fillim të kësaj vere.

31 vjeçarja shprehet se është “kokë e këmbë” e dashuruar me 47-vjeçarin dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj. Rita ndërkaq tha se ishte e frymëzuar për të gjetur dashurinë e jetës nga lidhja 30-vjeçare e prindërve të saj.

Bukuroshja u shpreh në podcastin e Jaime Winstone’s Greatest Night Ever me këto fjalë:

Jam e dashuruar. Unë jam shumë e dashuruar! Unë e dua dashurinë. Unë gjithmonë jam ndjerë sikur e kam dashur gjithmonë përrallën dhe kjo është ajo që jam rritur duke dashur. Prindërit e mi kanë qenë së bashku për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria në plan të parë dhe gjetja e një partneri dhe gjithçka që ka të bëj me të, kështu që jam shumë e lumtur që e gjeta. Unë e bëra atë zgjedhje. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika-n. Ai është shumë argëtues dhe i dashur.

Rikujtojmë, se Rita dhe Taika u martuan në një ceremoni intime në Londër në muajin gusht. Në atë kohë, ylli u tha se kishte ndryshuar mbiemrin e saj, nga Ora në Waititi-Ora. Dyshja e njohur filluan të takoheshin në maj të vitit 2021. Waititi ka dy vajza nga martesa e tij e mëparshme me Chelsea Winstanley.

Sjellim në vëmendje se Rita para pak ditësh ndodhej në Tiranë ku dha një koncert madhështor në shesh. Pas koncertit, bukuroshja me origjinë shqiptare postoi në InstaStorie disa video ku u shpreh e emocionuar dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit. Ylli i pop-it ishte veshur nga stilisti i njohur shqiptar tanimë me famë botërore, Valdrin Sahiti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA