Iranianët që duan Shqipërinë! Jetojnë këtu prej shekujsh: Irani po dëmton shtetin tonë

21/09/2022 19:46

Familja Turdiu e ardhur nga Irani i sotëm, është ndër të parat që ka krijuar qytetin e Tiranës.

“Themeluesi i Tiranës Sulejman Pashë kishte kaluar një pjesë të jetës së tij në Iran, pas saj në vitin 1670 po nga Irani erdhi Haxhi Ibrahim Durdiu, me misionin për të hapur fenë islame”.

Historia 352 vjeçare e familjes Turdiu me prejardhje iraniane është e ruajtur në dokumente… teksa në shtëpitë e pasardhësve të Haxhi Ibrahimit, të lindur në kryeqytetin e Shqipërisë kanë mbetur si kujtim pak orendi të varura në mure.

Ndër vite te ta, kultura iraniane nuk është trashëguar tërësisht brez pas brezi.

Zydi Turdiu që përfaqëson brezin e 12 të familjes me origjinë nga Persia e vjetër e njeh atë vetëm nga librat si dhe nga gojëdhënat e të parëve të tij. Sakaq, para 15 vitesh në Shqipëri një shoqatë persiane ishte e interesuar që të rrëfente historinë e tyre dhe gjatë takimit me Zydiun i kishte premtuar që do të zbulonte më shumë për mbiemrin e familjes Turdiu duke I mundësuar edhe një vizitë në Iran, por që kjo nuk u realizua.

“Ata më takuan se kishin dëgjuar që në Shqipëri ka familje nga Irani. Më thanë që do më merrnin për të parë ndonjë dokument andej, por që nuk u ndjen më. Pse të mos shkoja në një shtet që është origjina e të parëve të mi?”  

Mirëpo në ditët e sotme, me sulmet kibernetike të vazhdueshme, kur irani është jo miqësor me Shqipërinë, Zydiu ndihet plotësisht shqiptar, i shkëputur nga rrënjët e tij…

“Me këtë vepër që ka bërë Irani dëmton shtetin tim. Jam shqiptar në rradhë të parë.  Jam tironas”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA