Vritet prokurori i Ekuadorit, qëllohet sapo del nga Prokuroria

20/09/2022 12:32

Një prokuror që hetonte kryesisht vrasjet e grave dhe vajzave  u vra jashtë zyrës së prokurorit publik të Ekuadorit në Guayaquil të hënën.

Edgar Escobar u qëllua nga persona të armatosur jashtë ndërtesës ku ai punonte në qytetin port, tha zyra e prokurorit publik në Twitter.

Vrasja vjen në një kohë kur Ekuadori po rimëkëmbet nga një rritje e paprecdentë e dhunës në lidhje me trafikun e drogës, në të cilën bandat rivale kanë mbjellë terror në Guayaquil dhe sistemin e tij të burgjeve.

Zyra e prokurorit publik tha se dy të dyshuar u arrestuan gjatë një operacioni policor.

Muajin e kaluar, një gjykatës në qytetin Amazonian të Lago Agrio në kufirin me Kolumbinë u qëllua për vdekje.

Dhe dy muaj më parë, nga persona të armatosur u vra edhe prokurori publik në qytetin port të Mantës.

Vrasja e Escobar vjen menjëherë pas zhdukjes së avokates Maria Belen Bernal, 34 vjeç, në një shkollë në Quito.

Një javë më parë, Bernal shkoi në shkollë për të vizituar bashkëshortin e saj, German Caceres, i cili punonte atje. Ky i fundit tashmë është në arrati me dyshimin  se ai mund ta ketë vrarë avokaten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA