Ish-efektivi i policisë Jeton Lami, i cili dyshohet se ka shoqëruar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim, është lënë “arrest me burg”. Vendimi u dha ditën e sotme nga Gjykata e Apelit Tiranë, ku u zhvillua një seancë me dyer të mbyllura.

28-vjeçari Jeton Lami, ish-agjent pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u arrestua më 24 gusht, pasi sipas policisë afërsia e tij me të  shumëkërkuarin dekonspironte operacionet. Sipas komunikatës së zyrtare të policisë, Lami e shoqëronte Martinajn me makinë.

Jeton Lami nuk është paraqitur para gjyqtarëve të Apelit por është përfaqësuar nga dy avokatët e tij. Ata kërkuan masën e detyrimit me paraqitje ose arrest në shtëpi por u refuzua nga gjyqtarja. Sipas avokatëve nuk ekziston mundësia që ia të jetë faktor i provave të mbledhura deri më tani, por prokuroria bazohet në kamerat e sigurisë ku ish-efektivi, në Durrës shoqëroi të shumëkërkuarin Ervis, Martinaj, fati i të cilit nuk dihet ende,

Vetëm dy ditë më parë krerët e Drejtorisë së Policisë së shtetit, i kanë kërkuar Prokurorisë së Posaçme, që të nisë hetime për të zbardhur fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt.

Gazetarja Anila Hoxha bëri me dije se në takim e tyre jo publik, janë diskutuar detaje sekrete ku ndër to ishte edhe marrja në pyetje e Jeton Lamit, pasi mund të jetë çelësi për të zbardhur shumë çështje të “nxehta” që kanë ndodhur gjatë kësaj vere, por jo vetëm.

Vendimi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest ne burg” ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale J.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penaleShpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Me vendimin nr. 893-81, datë 23.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin vendosi:

  • Pranimin e kërkesës.
  • Të caktohet ndaj personit nën hetim shtetasit L, masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, parashikuar nga neni 283 të K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprës penaleShpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Në vijim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, të personit nën hetim shtetasit me iniciale J.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penaleShpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Me vendimin nr. 894-82, datë 25.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin vendosi:

  • Pranimin e kërkesës.
  • Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin L, të parashikuar nga nenet 232/dh e 238 të Kodit të Procedurës Penale, të vendosur me vendimin nr. 893 datë 23.08.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale J.L, i cili kërkoi një masë sigurimi personal më të lehtë. se ajo e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Ankuesi nuk u paraqit në gjykimin në apel, i cili u zhvillua në prezencë të mbrojtësit të tij av.

– Miratimin e vendimit nr. 894-82, datë 25.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Top Channel