Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore luksi në 16 nëntor ndaj Italisë, në “Air Albania”.
Kjo miqësore ndaj Kampionëve të Europës në fuqi, është e para në historinë e futbollit shqiptar që do të luhet në Tiranë, dhe e dyta në gjithë bilancin me fqinjët italian.
Kjo do të jetë hera e katërt që Kombëtarja jonë do të sfidojë katër herë kampionët e botës. Dueli i parë u zhvillua në nëntorin e vitit 2014. Miqësorja përfundoi 1-0 për Italinë (Okaka), teksa në stadiumin e “Luigi Ferraris” të Xhenovës dominoi prezenca e tifozëve të zjarrtë shqiptarë.
Më pas dy duelet e eliminatoreve të Botërorit Rusi 2018. Në marsin e vitit 2017 u mposhtëm 2-0 në “Renzo Barbera” të Palermos (De Rossi, Immobile), ndërkohë që në tetorin e viti humbitnim edhe në “Loro Boriçi” të Shkodrës me rezultatin 0-1 (Candreva).
Muaji nëntor i jep mundësi stafit teknik të zhvillojë miqësore sipas kalendarit të FIFA-s, deri në fillimin e Kupës së Botës “Katar 2022”. Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për datën 19 nëntor.
Kuqezinjtë ndërkohë do të zhvillojnë dhe një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022. Marrëveshja e arritur Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite parashikon që kjo ndeshje të zhvillohet në qytetin e Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Top Channel