Meghan Markle në lot për Mbretëreshën Elizabetë II, shfaqet e pikëlluar gjatë ceremonisë

19/09/2022 17:16

Një atmosferë zie dhe trishtimi ka kapluar sot Britaninë e Madhe, e cila po i jep lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabetë II.

Teksa miliona njerëz po ndjekin ceremoninë mortore mes lotësh dhe pikëllimi, edhe Meghan Markle nuk i mbajti dot lotët teksa shikonte arkivolin e Mbretëreshës Elizabetë.

Dukesha e Sussex-it po fshinte lotët teksa qëndronte pranë gruas mbretërore Camilla, Dukeshës së Kembrixhit Kate dhe fëmijëve të saj Princit George dhe Princeshës Charlotte.

Meghan qëndroi për pak kohë pranë Kate, George dhe Charlotte teksa shikonte arkivolin e Elizabetë II që po vendosej në altar.

Ajo dhe Harry më pas zunë vendet e tyre në rreshtin e dytë së bashku me Princeshën Beatrice dhe burrin e saj, Edoardo Mapelli Mozzi .

Në rreshtin e parë së bashku me Charles dhe Camilla ishin Princesha Royal, burri i saj, Timothy Laurence; Princi Andrew, Princi Eduard dhe Sophie Wessex, Princi dhe Princesha e Uellsit me George dhe Charlotte, Peter Phillips, dhe Zara dhe Mike Tindall .

Mëngjesin e sotëm, arkivoli me trupin e pajetë të monarkes më jetëgjatë britanike u nis për në rrugëtimin e saj të fundit. Fillimisht arkivoli u dërgua në Kishën e Uestministerit, ku u mbajt një shërbesë fetare në të cilin morën pjesë mijëra persona. Para pak çastesh ceremonia u zhvendos në Kështjellën Uindsor. Në fund, Mbretëresha ElizabetëII do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip. Në pllakën prej mermeri në varrin e saj do të gdhendet: Elizabeth II 1926-2022.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA