Fotot/ “Miqtë” besnikë të Mbretëreshës Elizabetë nuk mungojnë në ceremoninë mortore

19/09/2022 18:17

Të pranishëm në ceremoninë mortore të Mbretëreshës Elizabetë II ishin edhe ‘miqtë e saj besnikë’, qentë të cilët ajo i donte shumë.

Sikurse duket edhe në pamjet nga të pranishmit që po i japin lamtumirën e fundit mbretëreshës, edhe dy nga qentë e monarkes së ndjerë, Muick Sandy janë shfaqur mes njerëzve të tjerë që vajtojnë për humbjen e madhe.

Mbretëresha kishte një lidhje të fortë me kafshët, sidomos me kuajt dhe qentë.

Mbi 30 qenë të racës Corgies e kanë shoqëruar mbretëreshën gjatë jetës së saj.

Madje për lidhjen e saj të ngushtë me qentë është bërë edhe një film vizatimor me titull The Queen’s Corgi.

Filmi i animuar, tregon pasionin e Elizabetës II për qentë me këmbë të shkurtra dhe trup të gjatë. Protagonisti është Rex, një qenush tekanjoz.

Qentë Corgi të mbretëreshës kanë dhomën e tyre në pallatin mbretëror dhe ushqehen me ushqime të posaçme të përgatitura nga shefi i tyre i kuzhinës.

Vitet e fundit, ajo nuk mori më qenushë të rinj, pasi nuk donte që t’i linte pas kur ajo të ndahej nga jeta.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA