Ceremoni faraonike luksoze për lamtumirën e fundit të monarkes Elisabeth II, sa i kushtueshëm është funerali dhe kush paguan për të

19/09/2022 10:54

Një ceremoni luksoze, me vigjilje dhe procesione ushtarake, përkujtime solemne, ekrane gjigante për të transmetuar ngjarjet në prani të krerëve të shteteve, liderëve botërorë dhe familjeve mbretërore nga bota, është siguruar pa asnjë kursim për funeralin e mbretëreshës Elisabeth II.

Për këtë ceremoni luksoze është e vështirë që të bëhet një vlerësim i saktë i kostove, por mediat e huaja bëjnë me dije se bëhet fjalë për miliona paund dhe do të jenë taksapaguesit britanikë ata që do të paguajnë.

Shifrat e sakta nuk dihen, por është e sigurt se do të kalojnë rreth 4 milionët e shpenzuara për lamtumirën e fundit të Zonjës Dianës, por edhe 5 milionët e ndara për funeralin e Nënës Mbretëreshë. Asnjë krahasim me kostot e bëra për ceremoninë e Princit Philip, e cila, për shkak të kufizimeve anticovid, ishte organizuar në një formë më modeste.

Një ceremoni faraonike u organizua për t’i bërë homazhe monarkes që sundoi në Mbretërinë e Bashkuar për mbi 70 vite. Në funeralin në westminster Abbey, marrin pjesë Joe Biden, Emmanuel Macron, Perandori i Japonisë Naruhito, Felipe dhe Letizia të Spanjës, Albert dhe Charlene të Monakos mbërritën në Londër, vetëm për të përmendur disa nga shumë njerëz të shquar që erdhën nga e gjithë bota për funeralin e mbretëreshës Elizabeth.

Për të garantuar sigurinë e plotë dhe shmangien e incidenteve, janë mbledhur një numër prej 10 mijë forcash policore, të cilat kërkojnë angazhim dhe kosto mjaft të madhe.

Përveç kostove të garantimit të shkëlqimit nga njëra anë dhe sigurisë nga ana tjetër, duhet të merren parasysh edhe të gjitha kostot indirekte.

 

FOTO GALERI
8/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA