Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit. Në Tropojë raportohet se janë është nën ujë fshati Vlad.
Shiu ka vërshuar në shtëpitë , urat dhe rrugët e Vladit. Banorët janë detyruar të lënë banesat e tyre për tu strehuar tek të afërmit në fshatin Bytyc.
Ndërkohë banorët nuk kanë arritur të shpëtojnë nga përmbytja bagëtinë dhe të mbjellat në fusha. Gjithashtu shiu ka marrë me vete dhe rezervat ushqimore që banorët e fshatit Vlad i përgatisin ato gjatë verës për të kaluar dimrin. Nga ana tjetër reshjet e dendrta të shiut janë një lajm i mirë përsa i përket krizës së energjisë elektrikë, ky rezervari i Bytycit gjatë natës ka shkarkuar dendësi të madhe uji në liqenin e Fierzës.
Probleme janë shfaqur edhe në qarkun e Shkodrës. Në bashkinë e Fushë Arrëz që për ditës së djeshme reshjet vazhdojnë pa ndërprerje, deri më tani raportohet që rruga nacionale auto Qafë Mali-Fierzë është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjes tokës. Gjatë këtyre 24 orëve kemi rritje të nivelit të ujit në Lumin Kir.
Ndërsa në qytetin e Lezhës, shiu ka filluar ka filluar në mesditë, deri më tani nuk janë raportuar probleme në këtë bashkitë, por ndryshe është situata në njësinë administrative të Zejmenit dhe Ishmit, të cilët si pasojë erave të forta kanë mbetur pa energji elektrike.
Ndërsa ne Elbasan si pasojë e reshjeve të shiut disa fshatra të Gramshit dhe Peqinit kanë mbetur pa energji elektrike. Probleme gjithashtu janë shfaqur edhe në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku në orët e para të mëngjesit gurët kanë bllokuar rrugën, por që menjëherë janë hequr nga firmat nënkontrakturë.
Gjithashtu uji i shiut ka vërshuar edhe në qytetin e Belshit.
Edhe rrugët e Fierit janë bllokuar nga uji, për pasojë automjetet lëvizën me vështirësi.
Në Vlorë gjatë mbrëmjes problem nuk ka qenë shiu, era e fortë ka bërë që lundrimi i mjeteve detare të ndalojë për 24 orë.
Ndërsa në Durrës të vetmit që nuk mund të lundrojnë janë varkat e vogla të peshkimit.
Në tjetër situatë shohim në qarkun e Tiranës, ku reshjet e dendura të shiut u panë vetën në orën 3 të mëngjesit. Meteorologët paralajmërojnë që në vijim do të kemi rënie të temperaturave dhe vazhdimin e reshjeve të shiut.
Në Elbasan disa fshatra janë pa energji elektrike. Ndërsa në Vlorë anijet e vogla janë ndalur të dalin në det.
Top Channel