Reshjet e dendura të shiut kanë vijuar pa ndërprerje që nga dita e djeshme, për pasojë janë dëmtuar rrugët auto-rurale dhe nacionale duke i bërë pothuajse të pakalueshme.

Në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz, konkretisht rruga nacionale auto Qafe-Mali-Fierzë është e pa kalueshme për shkak të rënies së dherave dhe rrëshqitjes se aluvioneve.

Gjithashtu të gjitha rrugët rurale në njësitë Fierz, Blerim dhe Iballë janë të dëmtuara, thuajse të pakalueshme. Njëkohësisht këtu kemi shkëputjen e energjisë elektrike.

Në Bashkinë e Malësisë së Madhe gjatë gjithë natës ka pasur reshje shiu, si rezultat i tyre ka pasur bllokim të rrugës Tamarë- Vukel si dhe në Vermosh njësia administrative Kelmend.

Për zhbllokimin e rrugëve po punojnë dy  fadroma, ndërsa uji vijon të vërshojë me shpejtësi.

Njëkohësisht janë rikthyer prurjet e rrëmbyera ujore në Lumin e Kirit, për shkak të reshjeve të shiut të rëna gjatë natës.

Top Channel