Peza n’fest/ Bashkia e Tiranës organizon aktivitete për 80 vjetorin e Konferencës së Pezës

16/09/2022 15:50

16 shtatori shënon 80 vjetorin e Konferencës së Pezës, një ngjarje historike për popullin shqiptar.

Tashmë është kthyer në një traditë, që në këtë datë të organizohet Peza n’Fest nga bashkia e Tiranës, një ditë e mbushur me argëtim, sport dhe muzikë.

Dita nisi me ceremoninë zyrtare në Varrezat e Dëshmorëve Pezë dhe vijoi me aktivitete për fëmijë e të rritur.

 “Ne po rikthehemi pas dy vitesh pandemi, këtij festimi të bujshëm te Peza nfest. Festa ka filluar këtu në Pezë me ansamblin, cirkun kombëtar, teatrin e kukullave, oazin e lodrave për fëmijë, ku gjithë familja do t’gjejë veten. Me hapësirat me shije dhe pije”, tha Erinda Fino, drejtoreshë e APR.

Aktivitete do të vijojnë përgjatë gjithë ditës, por mbrëmja do të mbyllet nën ritmet e muzikës rrok.

 “Sonte do ketë një koncert, ku do të perfomojnë kuarteti rinor Piter Pan dhe në fund “Tre Musketierët”. Do doja të ftoja rininë e Tiranës, që është zemra e kësaj feste për të përçuar memorien historike, traditën dhe vlerat dhe trashëgiminë e kësaj zone”, tha Fino.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA