Konflikt mes fqinjësh në “Don Bosko”, plagoset me thikë 23-vjeçari

15/09/2022 16:46

Një konflikt mes fqinjësh në Don Bosko, ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta, ku i plagosur ka mbetur 23-vjeçari Griseldo Fushari.

Bëhet me dije se gjendja e tij është e stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori Besar Ibraj 30 vjeç është shoqëruar në polici dhe po hetohen rrethanat e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2022, në orën 16:10, në rrugën “Kastriotët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. I., 30 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin G. F., 23 vjeç.

Si pasojë 23-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA