Roma hodhi pas krahëve humbjen ndaj Ludogorets në ndeshjen e parë në grup dhe mori fitoren e parë në Europa League, pikërisht në “Olimpico” përballë finlandezëve të HJK Helsinkit.
Mourinho i dha mundësinë e debutimin nga minuta e parë, sulmuesit italian Andrea Belotti, i cili bëri mjaft mirë punën e tij, pasi që në minutën e 15’ i iku mbrojtësit Tenho, i cili e ndali me faull dhe u ndëshkua me karton të kuq.
Më pas gjithçka foli për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho, që në pjesën e parë hasi në një pengesë të madhe, siç ishte portieri i finlandezëve. Me fillimin e pjesës së dytë, Mourinho hodhi në fushë Dybalën, i cili zhbllokoi sfidën pas vetëm dy minutash, ndërsa në të 49-n ishte Lorenco Pellegrini që dyfishoi shifrat.
Në të 68-n shënoi emrin në listën e golashënuesve edhe Andrea Belotti, ndërsa paraqitje mjaft të mirë bëri Zaniolo, që asitoi në dy nga tre golat e verdhekuqve këtë mbrëmje. Po në grupin e Romës, Betis mposhti 3-2 bullgarët e Ludogorets dhe u ngjit në krye me 6 pikë të plota, ndërsa protagonist ishte 41-vjeçari Joaquin, që shënoi emrin në listën e golashënuesve, duke treguar se mosha është thjesht një numër për të.
Rezultatet e mbrëmjes në Europa League:
Në Conference League sfida më e rëndësishte ishte ajo mes Basaksehir dhe Fiorentinës, që u fitua me rezultatain 3-0 nga turqit, ndërsa italianët treguan se këtë sezon janë një skuadër e brishtë, që nuk po arrin të bëjë dot rezultat.
Fitore me vuajtje morën edhe anglezët e West Ham, në transfertën ndaj Silkeborgut, ndërsa Nice mori një pikë në transfertën serbe ndaj Partizanit të Beogradit./ Super Sport
Top Channel