Armëpushimi 10-ditor me Izraelin, reagojnë qytetarët e shpërngulur nga Libani: Jemi të gatshëm të kthehemi në shtëpitë tona, por…
Papa Françesku lëshoi një paralajmërim të fortë për liderët fetarë të besimeve të ndryshme se feja nuk mund të përdoret për të justifikuar “ligësinë” e luftës.
Shënjestra e kritikave të tij megjithatë, duket se më shumë ishte Kisha Ortodokse Ruse e cila ka mbështetur presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë pushtimit të të paprovokuar të Ukrainës.
Nga Kongresi i Kongresin e shtatë të Liderëve të Botës dhe Feve Tradicionale në Kazakistan, Ati i Shenjtë bëri thirrje të dënohet ky agresion dhe të mos përdoret feja si justifikim për të.
“Zoti është paqe. Ai gjithmonë na udhëheq në rrugën e paqes, kurrë në atë të luftës. Le të angazhohemi edhe më shumë e të këmbëngulim në nevojën e zgjidhjes së konflikteve jo përmes armëve dhe kërcënimeve, por me të vetmin mjet të bekuar nga qielli dhe të denjë për njeriun: dialogun, takimet, negociatat që sjellin përparim, sidomos kur mbajmë parasysh fëmijët dhe brezat e ardhshëm”, tha Papa.
Në konferencë mungonte Patriarku Kirill, i cili e ka mbështetur Putinin dhe ofensivën ndaj vendit fqinj.
Edhe pse ishte parashikuar pjesëmarrja e tij, kleriku i lartë rus e anuloi atë në momentin e fundit. Në Kongres megjithatë ishte i pranishëm një delegacion i Kishës Ortodokse Ruse. Përmes këtij të fundit, Kiril dërgoi një mesazh për Kongresin që u lexua për të gjithë, ku paralajmëronte për problemet që po shkaktohen “nga përpjekjet për të ndërtuar një botë pa u mbështetur në vlera morale”.
Papa vetë theksoi se “nëse krijuesi, të cilit ne ia dedikojmë jetën, është autor i jetës njerëzore, si mund ne që e quajmë veten besimtarë, të pranojmë shkatërrimin e asaj jete!”. Kongresi në Nur-Sultan të Kazakistanit mbledh delegacione të besimeve të ndryshme për të diskutuar rreth rolit të fesë në zhvillimin e njerëzimit në ditët tona.
Top Channel