Raporti i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë mbi 24 vende gjatë viteve të fundit përfshi edhe Shqipërinë, ka nxjerre dokumente te reja qe implikojnë Partinë Demokratike te Shqipërisë se në 2017 përmes kompanive fantazëm, ka marre gjysmë milioni dollarë nga Moska.
Ngjarja ne vetvete nuk është e re. Hetimet nisën pas publikimit të një artikulli nga revista amerikane Mother Jones e cila ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë.
Hetimi zgjati dy vjet. Në nëntor të vitit 2019, prokuroria mbylli hetimet për pastrim parash, duke e akuzuar Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishajt vetëm për falsifikim formularësh. Vetë kjo çështje shkaktoi përplasje mes prokurorëve, pasi njeri prej tyre nguli kembe se hetimet duhet te vazhdonin dhe se duheshin nxjerre pergjegjesi penale. por në janar të 2020 Gjykata e Apelit e pushoi çështjen me pretendimin se nuk ka vepër penale për falsifikim dokumentash ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt lidhur me pagesat për firmën lobuese të Nikolas Muzin. Pas këtij vendimi asnjë prokuror nuk iu drejtua Gjykatës së Lartë për të depozituar një rekurs në mënyrë qe të ezauroheshin të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, duke shënuar mbylljen përfundimtare të betejës gjyqësore të PD.
Në këto kushte hetimi për lobimin rus në vendin tonë mund të hapet vetëm nëse ka fakte të reja. Raporti i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë mbi 24 vende gjatë viteve të fundit përfshi edhe Shqipërinë, thotë se ka nxjerre dokumente te reja për këtë çështje.
Top Channel kontaktoi me prokurorinë e Tiranës, ku çështja u hetua fillimisht. Sipas kësaj prokurorie këto fakte të publikuara do të verifikohen nëse paraqesin diçka të re që do ti vlejë hetimit dhe më pas, pas analizimit të tyre do të vlerësohet nëse çështja do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës apo SPAK.
Top Channel