Shërbimi përkujtimor për Mbretëreshën Elisabeth II, Mbreti Karli III në Katedralen e Shën Anës

13/09/2022 16:37

Mbreti Karli i Tretë dhe bashkëshortja e tij, Camilla ndodhen në Katedralen e Shën Anës në Belfast.

Ai gjithashtu takoi udhëheqësit e komuniteteve të tjera fetare.

Në katedrale po mbahet një shërbim përkujtimor për Mbretëreshën Elisabeth II për popullin e Irlandës së Veriut.

Atyre u janë bashkuar kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss; udhëheqësit e Stormont dhe Taoiseach, kryeministri irlandez,  Micheál Martin, Presidenti irlandez, Michael D Higgins dhe ministri irlandez i Punëve të Jashtme, Simon Coveney.

Edhe Presidenti irlandez, Michael D Higgins dhe gruaja e tij, Sabina kanë mbërritur në Katedralen e Shën Anës.

Ata janë ulur në rreshtin e parë përkrah Liz Truss dhe kryeministrit irlandez dhe ministrit të Punëve të Jashtme.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel