Kapen pesë shoferë nën efektin e lëndëve narkotike, 29 drejtues të vënë nën hetim gjatë një jave

13/09/2022 16:34

29 drejtues mjetesh janë vënë në hetim gjatë javës së fundit në Tiranë për shkelje të rregullave të qarkullimin rrugor.

Sipas Policisë Rrugore, janë identifikuar 5 raste të drejtimit të automjeteve nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar në 55 numrin e shoferëve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Po ashtu janë ndëshkuar me masë administrative 391 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

238 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2470 drejtues mjetesh.

62 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërkohë që janë vendosur 147 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Top Channel