Erdhi për ‘një takim urgjent’ në Tiranë/ Përfundon takimi Rama-Kurti, dy orë ‘kokë më kokë’ me dyer të mbyllura

13/09/2022 16:25

Për mëse dy orë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim ‘kokë më kokë’, me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.

Para nisjes për në Tiranë, Kurti u largua nga një konferencë e përbashkët me ministrat Murati dhe Nagavci, ku pa dhënë detaje, u shpreh: “Mua më duhet të shkoj në një takim urgjent por do të jem para jush edhe nesër e pasneser”.

Nuk dihen detaje të takimit zhvilluar në mesditë në vilën 30 me dyer të mbyllura mes dy kryeministrave, ku Kurti u pa të hyjë me urgjencë.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA