Një grabitës që rrëmbeu celularin e një vajze në rrugë u godit nga makina e të dashurit të saj që afrohej e më pas u ndoq nga kalimtarët që ‘morën drejtësinë në dorë’ duke e rrahur mizorisht.
Pamjet e rënda të regjistruara në video tregojnë fillimisht viktimën që qëndron në trotuar me celularin në dorë, derisa grabitësi në biçikletë vjen për t’ia rrëmbyer nga duart.
Por i dashuri 23-vjeçar i vajzës që vinte për ta marrë në qytetin Vila Velha, pikas skenën dhe godet hajdutin që po largohej me biçikletë, shkruan e përditshmja vendase Globo.
Megjithë përplasjen vjedhësi arrin të largohet në këmbë, por ai është i plagosur dhe shpejt arrihet nga turma që e godasin për ta ndaluar.
Sipas të dashurit të viktimës, vjedhësi ishte i armatosur dhe pasi u sulmua atij i kishte rënë një armë përtokë.
“Gjëja e parë që mendova ishte ta ndalojë për t’i zënë rrugën, ishte instinktive, nuk desha ta godisja”, thotë dëshmitari i paemëruar.
Zhvillimi vjen disa javë pasi një grabitës që vodhi një makinë me dy fëmijë brenda, u ndoq dhe u rrah për vdekje nga vullnetarë lokalë, duke përfshirë dhe babanë e fëmijëve.
Top Channel